Bota

“Ryanair” anulon 2100 fluturime

Moti i keq, grevat e punëtorëve dhe shtimi i pushimeve të personelit thuhet të jenë shkaqet që kanë sjellë rënien e saktësisë së fluturimeve nën 80 për qind

Kompania e madhe ajrore e fluturimeve me çmime të lira, “Ryanair” me seli në Irlandë po kalon nëpër një krizë të rëndë. Pasi që përpikëria e fluturimeve kishte rënë në nivelin rekord të ulët, kjo kompani ka vendosur së fundi t`i anulojë 2100 fluturime.

Moti i keq, grevat e punëtorëve dhe shtimi i pushimeve të personelit thuhet të jenë shkaqet që kanë sjellë rënien e saktësisë së fluturimeve nën 80 për qind.

Ndërsa, me anulimin e përmendur të 2100 fluturimeve, Ryanair synon që sërish të kthejë saktësinë në 90 për qind, shkruan shortnews.de. Por, nga ana tjetër, pasagjerët janë treguar të pakënaqur me anulimin e fluturimeve, edhe përkundër faktit se kompania do t`ua mundësojë kompensimin, gjegjësisht fluturimin në termine tjera.