Lajme
Sa do të jenë fitimet e “Pfizer” dhe “Moderna”-s nga vaksina?
Autorizimi i pashmangshëm i vaksinës “Pfizer” kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është një moment mjaft i rëndësishëm për shkencën, ekonominë dhe njerëzimin. Ky moment historik është gjithashtu një prodhues i madh parash për kompanitë që zhvilluan vaksinat.
Analistët e “Wall Street” kanë parashikuar që “Pfizer” dhe “Moderna” do të gjenerojnë rreth 32 miliardë dollarë të ardhura nga vaksina vetëm gjatë vitit të ardhshëm, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Kjo është një rritje e jashtëzakonshme për kompaninë Moderna, një kompani e re bioteknologjike, për të cilën pak njerëz mund të kishin dëgjuar para vitit 2020, ndërsa tani është në prag të marrjes së autorizimit nga FDA. Ndërkohë, “Pfizer” parashikohet të arkëtojë rreth 19 miliardë dollarë nga vaksina në vitin 2021.
“Pfizer” do të ndajë të ardhurat e saj me “BioNTech”, një kompani gjermane me të cilën ajo po bashkëpunon për zhvillimin e vaksinës.
“Pfizer” ka nisur tashmë aplikimin në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa pritet që shumë shpejt kjo gjë të ndodhë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














