Jeta në Zvicër
Sa është e fuqishme pasaporta zvicerane?
Me pasapoprtën e Zvicrës mund të udhëtohet pa viza në 156 vende të botës ndërsa me atë të Kosovës, në 41
Sipas renditjes vjetore të Passport index, pasaporta më e çmuar në botë mbetet ajo e Gjermanisë dhe e Singaporit. Qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 159 shtete. Dy vendet e përmendura ndiqen nga Suedia dhe Koreja e Jugut (158 vende)., transmeton albinfo.ch. Në vendin e tretë vijnë: Danimarka, Finlanda, Italia, Franca, Spanja, Norvegjia, Britania e Madhe, Japonia dhe SHBA (157).
Në të katërtin: Luksemburgu, Zvicra, Holanda, Belgjika, Austria dhe Portugalia (156). Në rangun e pestë pastaj radhiten: Malajzia, Irlanda dhe Kanada (155), e në të gjashtin vijnë Greqia, Zelanda e Re dhe Australia (154). Malta dhe Islanda figurojnë me numër shtatë (153), numër tetë është Hungaria (151), nëntë Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Lituania, Letonia (150), dhe në vendin e dhjetë në këtë ranglistë është pasaporta e Estonisë (149).
Në vendet e rajonit të Ballkanit, pasaporta më e çmuar mbetet ajo e qytetarëve të Greqisë (në vendin e gjashtë) të cilët pa viza mund të udhëtojnë në 154 vende, pasuar nga pasaporta e Sllovenisë (vendin e 9). Ndërsa me pasaportat e Bullgarisë dhe Kroacisë mund të udhëtohet pa viza në 144 vende. Serbia është e 37-ta në radhë (112 vende), Turqia dhe Mali i Zi në vendin 43 (105). Bosnja është e 47-ta (101) dhe Shqipëria e 48-ta (96). Ndërsa në bazë të këtij rangimi, vendi i fundit në rajon është Kosova, përcjell albinfo.ch. Me pasaportat kosovare mund të udhëtohet pa viza në vetëm 41 vende.
Në fund të listës së “Passport index“, e cila renditet e199-ta në botë është Afganistani, Pakistani dhe Iraku. Me pasaporta e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në rreth njëzet vende.
Passport index është një platformë online interaktive që mbledh, tregon renditjen e pasaportave në të gjithë botën.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










