CH-Ballkani
Sa është paga mesatare në Ballkan dhe cilat janë profesionet më të paguara
Në shëndetësi, mjekët e infermierët shqiptarë paguhen mesatarisht 50-80% më pak se homologët e tyre në rajon
Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin, për të gjithë sektorët, si në banka, sigurime, industri, bujqësi, arsim dhe sidomos në teknologji informacioni dhe shëndetësi.
“Monitor” ka krahasuar pagat bruto mujore, sipas aktiviteteve ekonomike për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi, bazuar në të dhënat zyrtare që kanë publikuar institutet statistikore të secilit vend, ndërsa për Kosovën pagat publikohen të përmbledhura.
Paga mesatare në Shqipëri, prej rreth 50 mijë lekësh (gati 400 euro) është më e ulëta nga të gjitha vendet e rajonit. Më e larta është në Mal të Zi (765 euro), Serbi (644 euro), Maqedoni (591) dhe Kosova e parafundit (528 euro). Duhet pasur parasysh se Shqipëria është një nga vendet që ka evazionin më të lartë në sigurimet shoqërore, çka nënkupton që pagat reale mund të jenë dhe më të larta, pasi INSTAT deklaron pagat në bazë të informacionit nga Tatimet, për të cilat paguhen sigurime shoqërore, përcjell albinfo.ch.
Profesioni më i paguar në të gjithë rajonin është ai i bankierëve në Mal të Zi, ku mesatarisht fitohet rreth 1440 euro në muaj. Edhe në Shqipëri, ky aktivitet është më i paguari në raport me të tjerët brenda vendit, me rreth 840 euro po sërish mbetet më i nënpaguari në rajon. Në Serbi dhe Maqedoni, aktivitetet financiare dhe të sigurimit paguajnë përkatësisht rreth 1000 dhe 1200 euro në muaj, rreth 20-40% më shumë se në Shqipëri.
Mali i Zi mban rekord dhe për pagat që jep në sektorin e bujqësisë, me 770 euro në muaj, pothuajse e barabartë me pagën mesatare të atij vendi.
Nëse je një ekspert i teknologjisë së informacionit, vendet e rajonit që të paguajnë më shumë janë Maqedonia dhe Serbia, me përkatësisht rreth 1,100 dhe 1,200 euro në muaj, që është pothuajse dyfishi i asaj që merr i njëjti ekspert në Shqipëri. Në Serbi, një programues kompjuteri merr mesatarisht 1,500 euro, sipas të dhënave më të detajuara nga Zyra Statistikore e Serbisë. Edhe në Maqedoni, një programues kompjuteri merr 1,530 euro.
Të nënpaguar në raport me rajonin janë dhe punonjësit shqiptarë në sektorin e industrisë përpunuese, me rreth 270 euro, ndërsa në rajon paguhen të paktën dyfishin. Edhe industria nxjerrëse, ndonëse ga paga më të larte, rreth 600 euro, sërish i ka gati sa gjysma e rajonit në të njëjtën kategori.
Edhe në shtet, ku evazioni është zero, sërish administrata publike shqiptare, mjekët, mësuesit janë më pak të paguarit. Paga mesatare në shtet (Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale) është 480 euro në Shqipëri, rreth 530 euro në Kosovë, rreth 670 euro në Maqedoni, 760 euro në Serbi dhe më e larta në Mal të Zi me rreth 880 euro. Mali i Zi është vendi që ka të ardhurat më të larta për frymë në rajon, me rreth 475 të mesatares së Bashkimit Evropian, nga 30% që e ka Shqipëria, sipas statistikave të tjera të Eurostat, më e ulëta në Evropë.
Në arsim, mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 500 euro në Shqipëri, kundrejt 725 euro në Mal të Zi).
Në shëndetësi, mjekët e infermierët shqiptarë paguhen mesatarisht 50-80% më pak se homologët e tyre në rajon (425 euro paga mesatare në shëndetësi, kundrejt 820 euro në Mal të Zi). Së fundmi edhe Kosova dyfishoi pagat për sektorin e shëndetësisë duke paguar me rreth 1,200 euro një mjek specialist dhe mbi 500 euro një infermier.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













