Lajme
Sa është rritur çmimi i benzinës në Zvicër?
Sa është rritur çmimi i benzinës në Zvicër?
Çmimet e karburanteve në Zvicër kanë pësuar rritje që nga fillimi i konfliktit në Iran, duke reflektuar ndikimin e zhvillimeve gjeopolitike në tregjet ndërkombëtare të energjisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas një analize të organizatës së automobilistëve TCS, çmimet aktuale janë më të larta krahasuar me fundin e muajit shkurt, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndërmorën sulme ajrore në rajon.
Për të vlerësuar situatën, TCS analizoi çmimet në rreth 3,200 pika karburanti në të gjithë Zvicrën. Të dhënat tregojnë se rritjen më të madhe e ka pësuar nafta, e cila është shtrenjtuar me 8.6 për qind, duke arritur në rreth 1.90 franga për litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 3.7 për qind dhe aktualisht kushton rreth 1.70 franga për litër.
Edhe benzina pa plumb 98 ka shënuar një rritje më të moderuar, me një shtim prej 3.4 për qind për litër.
E-Diaspora
-
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens Ai thekson se ky mandat i dytë përbën një përgjegjësi edhe më të madhe për të... -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Gjermani
Shtatë kompani nga Kosova marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Gjermani
Platformat gjermane të udhëtimeve korrigjojnë emrin e Prishtinës pas reagimeve -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Zvicër
-
Valais ofron udhëtime falas me tren për turistët Nisma e re synon të promovojë turizmin lokal dhe përdorimin e transportit publik në vend të... -
Ndërtimet e pakta dhe imigrimi rrisin presionin mbi tregun e banesave në Zvicër -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin traditën shqiptare në një mbrëmje kulturore në Gjenevë -
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste











