Shqipëria
Sa kushtojnë biletat nga Tirana në Londër me Wizz Air
Me afrimin e verës, biletat shtrenjtohen edhe më shumë, duke iu afruar 300 eurove dhe madje edhe duke e kaluar atë. Një biletë vajtje-ardhje në datat 25 gusht me 30 gusht arrin deri në 340 euro
Wizz Air vitin e ardhshëm do të nisë fluturimet nga Tirana në Londër. Fluturimet do të nisin më 31 maj dhe do të jenë tre herë në javë, të hënë, të enjte dhe të shtunë, nga Rinasi në aeroportin e London Luton.
Por, sa do të kushtojnë fluturimet. Nëse rezervoni sot biletën, për nisjet në ditën e parë, 31 maj, bileta me një drejtim nga Tirana në London Luton kushton 70 euro. Por, është kthimi ai që e rëndon faturën. Në datën 9 qershor, kthimi nga London Luton në Tiranë kushton 160 euro, duke e çuar faturën në total në 230 euro, shkruan ‘monitor’.
Me afrimin e verës, biletat shtrenjtohen edhe më shumë, duke iu afruar 300 eurove dhe madje edhe duke e kaluar atë. Një biletë vajtje-ardhje në datat 25 gusht me 30 gusht arrin deri në 340 euro, përcjell albinfo.ch.
Nëse e krahasojmë me linjat e tjera ajrore normale, biletat nuk janë edhe aq të lira. Një udhëtim për në London Heathrow, me tranzit përmes Vjenës, kushton 243 euro për datat 31 maj dhe 7 qershor, ndërsa në verë, po me këtë linjë, çmimi shtrenjtohet në rreth 300 euro.
Nga Tirana në Londër, me Wizz Air, biletat fillojnë e bëhen më të lira vetëm nga fundi i shtatorit. Nëse rezervon sot, për një udhëtim vajtje-ardhje 22-29 shtator mund të gjesh biletë edhe me 120 euro.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës










