Shqipëria
Sa kushton marrja e nënshtetësisë shqiptare?
Për të fituar shtetësinë shqiptare mjafton një tarifë prej 10 mijë lekësh, ndërkohë që për ta lënë atë, kosto është edhe më e ulët, 30 euro.
Në debatin e fortë që ka shkaktuar Ligji I ri për të Huajt mes Kryeministrisë e Zyrës së Presidentit, Këshilli i Ministrave ka miratuar tarifat që do paguhen për lënien apo fitimin e shtetësisë shqiptare.
Përmes një vendimi që mban datën 1 korrik, Qeveria ka përcaktuar tarifat e shërbimit që do të aplikohen për personat që aplikojnë për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare me vendbanim në Republikën e Shqipërisë, ashtu si dhe ata me me vendbanim jashtë territorit të Shqipërisë, përcjell Albinfo.ch.
Tarifa për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat e aplikimit pranë Policisë së Shtetit do jenë si më poshtë:
1.Për aplikimin për fitimin e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë;
2. Për aplikimin për lënien e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë;
3. Për aplikim për rifitimin e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë.
Tarifat për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat përkatëse pranë përfaqësive diplomatike do jenë si më poshtë:
Për aplikimin për lënien e shtetësisë shqiptare: 30 euro;
2. Për aplikim për rifitimin e shtetësisë shqiptare: 30 euro;
3. Nxjerrje dokumenti nga regjistri elektronik: 30 euro.
Tarifat për të fituar apo hequr dorë nga shtetësia shqiptare vijnë në një çast kur Presidenca ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend Ligjin e ri për Të huajt. Zyra e kreut të shtetit argumenton se ligji ka qëllim krijimin e lehtësive për të mbushur me punëtorë të huaj boshllëqet e krijuara nga largimi masiv i shqiptarëve/scan.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj Shumë pak mësues po trajnohen në Zvicër, me një mungesë të rëndësishme që pritet deri në...
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë