Kuriozitete
Sa kushton një ditë në hapësirën NASA
NASA njoftoi se pjesa e saj e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës është e hapur për biznes, por me një kosto goxha të madhe.
Qasja e përditshme në sistemin e mbijetesës dhe në tualet do t’i kushtojë një astronauti amator rreth 11,250 dollarë në ditë.
Kësaj shifre i shtohet edhe shuma prej 22,500 dollarësh në ditë për ushqim dhe ajër. Duke arritur në totalin e 35 mijë dollarëve pa përfshirë udhëtimin.
Këto fluturime mund të sigurohen nga SpaceX i Elon Musk në bordin e Dragoit të tij ose ndryshe të Boeing CST-100 Starliner, si pjesë e Programit të Crew Comercial të NASA-s për rreth 50 milionë dollarë për person, transmeton “Scan”.
E gjithë kjo vjen me një pengesë të vogël, sepse deri më tani asnjë kompani nuk i ka transportuar njerëzit përtej atmosferës së Tokës, prcjell albinfo.ch.
Njoftimi i NASA vjen një ditë pasi Amazon.com Inc. bëri me dije në konferencën e saj në Las Vegas projektin e ‘MARS 2019’. Gjigandi i teknologjisë ka në plan të shpenzojë miliarda dollarë për të ndërtuar një rrjet me mijëra satelitë për të ofruar shërbim të internetit në të gjithë globin në aventurën e fundit të hapësirës të Shefin Ekzekutiv Jeff Bezos.
Kompania tjetër e Bezos, Blue Origin LLC, tashmë ka vendosur objektiva të larta. Ai shpalosi landerin e tij hënor në maj, duke thënë se është “koha për t’u kthyer në hënë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas












