Kosova
Sa leje pune lëshoi Kroacia për qytetarët e Kosovës?
Hapja e mijëra vendeve të punës për të huajt e ka shndërruar Kroacinë ndër destinacionet kryesore edhe për kosovarët
Prej fillimit të këtij viti, rreth 1 mijë e 300 qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrimi dhe pune nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në fund të vitit të kaluar, Qeveria kroate ka miratuar një vendim mbi përcaktimin e kuotës vjetore për punësimin e të huajve për vitin 2019.
Në Ambasadën e këtij vendi në Prishtinë kanë treguar se kuota totale për vitin 2019 është 65 mijë leje të punës, përfshirë vazhdimin e lejeve ekzistuese, përcjell albinfo.ch.
Prej tyre, 15 mijë do të jenë vazhdim i lejeve ekzistuese, ndërsa 50 mijë e 100 sosh leje të reja.
“Shumica e lejeve janë të parapara në sektorin e ndërtimit (17.800) dhe në turizëm e hoteleri (10.611), kurse për turizëm sezonal janë të parapara 5.000 leje”, i kanë thënë gazetës në Ambasadën kroate.
“Zyra konsullore (në Prishtinë v.j.) nga fillimi i vitit ka marrë rreth 1.300 kërkesa për viza në bazë të lëshimit të lejeve të qëndrimit dhe punës nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës Shtëpi në Lucernë përfshihet nga flakët, evakuohen tre persona... -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud













