Shkurt.ch

Sa orë duhet të punoni për të fituar 1000 franga

Por, për t’i fituar 1000 franga, duhet të punoni 15 orë nëse jeni shef i kontabilitetit, pilot 18 orë, mësues 23 orë, gazetar 25 orë, taksist me radhë, e kështu me radhë

Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka prezantuar të martën bankënotën e re, atë të 1000 frangave, e cila në qarkullim do të hyjë të mërkurën që vjen, gjegjësisht më 13 mars, përcjell albinfo.ch.

Vlesa e saj është 999 dollarë apo 882 euro. Fillimisht do të hyjë në qarkullim në Bernë dhe Cyrih e më pas në vendet tjera, shkruan ‘Swissinfo’.

Por, sa duhet të punoni për 1000 franga dhe si mund t’i kurseni ato në Zvicër, përcjell tutje albinfo.ch.

Për t’i kursyer 1000 franga, ju nuk duhet të blini 250 gazeta, të mos pini 233 kafe, të mos blini 116 paketa të cigareve, 100 pica apo të mos i preni flokët 13 herë.

Por, për t’i fituar 1000 franga, duhet të punoni 15 orë nëse jeni shef i kontabilitetit, pilot 18 orë, mësues 23 orë, gazetar 25 orë, taksist me radhë, e kështu me radhë, përcjell albinfo.ch.

Si të kurseni 1000 franga

500 bileta të transportit në distanca të shkurtra

250 gazeta, që kushtojnë nga 4 franga

233 kafe, që kushtojnë nga 4.30 franga

154 gota të vogla vere

116 paketa të cigareve, ku kushtojnë nga 8.60 franga

100 pica që kushtojnë nga 10 franga

56 tiketa kinemaje

13 herë për ti prerë flokët (gratë), ku kushton nga 80 franga

Sa orë duhet të punoni për të fituar 1 mijë franga

Drejtori i Spitalit Universitar 11 orë

Shefi i kontabilitetit 15 orë

Pilot 18 orë

Mësuesi i shkollës fillore 23 orë

Gazetar 25 orë

Shitës në dyqane 33 orë

Furrtar 43 orë

Taksist 50 orë

VIDEO