Autotech

Sa përdoren Facebook-u dhe Instagram-i në Evropë?

Sipas të dhënave të NapoleonCat.com, relativisht shumë evropianë përdorin Facebook

Ndërsa teknologjia po avancon nga viti në vit, po ashtu edhe varësia nga rrjetet sociale po bëhet gjithnjë e më e madhe.

Një nga platformat më të njohura të mediave sociale është Facebook, ku kontinenti evropian ka audiencën më të madhe.

Sipas të dhënave të NapoleonCat.com, relativisht shumë evropianë përdorin Facebook. Në Suedi, mbi 60 për qind e popullatës përdorin Facebook, ndërsa vetëm 38.6 për qind e përdorin këtë platformë në Gjermani. Numrin më të lartë të përdoruesve kjo platformë e ka në Maltë, ku tetë nga dhjetë qytetarët e përdorin atë.

Facebook gjithashtu zotëron aplikacionin popullor të shpërndarjes së fotografive Instagram, i cili gjithashtu ka shumë përdorues në BE, kryesisht në Norvegji, Zvicër, Rusi dhe Turqi, transmeton ‘Scan’.

Përdorimi i Instagram ndryshon për çdo vend. Në Turqi, afërsisht 45 për qind e popullatës përdorin Instagram, ndërsa 36 për qind përdorin platformën e mediave sociale në Holandë, përcjell albinfo.ch.

Instagram është më popullor në Suedi, ku pothuajse pesë nga dhjetë qytetarët e përdorin atë.