Futboll
Sa persona mund të sigurojnë bileta për ndeshjen Kosovë-Angli
Shitja e biletave për ndeshjen me Anglinë fillon nesër me fillim nga ora 16:00
Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme këtë muaj në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.
Fillimisht, më 14 nëntor, Kosova i shkon Çekisë në Plzen, kurse tri ditë më vonë e pret Anglinë në Prishtinë.
Shitja e biletave për ndeshjen me Anglinë fillon të martën, nga ora 16:00. Një ditë para se të fillojë shitja e biletave, kompania që merret me menaxhimin e tyre ‘tiks.app’ ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për tifozët, shkruan Sinjali.
“Ju rikujtojmë se biletat online dalin në shitje të martën, nga ora 16:00”, thuhet fillimisht në njoftim. Tutje, kompania në fjalë ka treguar edhe një herë për kërkesat e larta për bileta, duke cekur se vetëm 5.5% të kërkuesve arrijnë të sigurojnë biletë, përcjell Albinfo.ch.
“Kërkesa për biletat e ndeshjeve të Kosovës është shumë e madhe. Statistikisht, vetëm 5.5% të kërkesave online arrijnë të sigurojnë biletë”, tregon më tej kompania.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












