Kosova

Sa qytetarë u larguan nga Kosova në vitin 2021

Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë Vlerësimin e Popullsisë për vitin 2021.

Gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14 391 persona.

Është vlerësuar se gjatë këtij viti kanë: ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre, 7 353 persona; imigruar (përfshi të kthyerit) në Kosovë, 4 122 persona; dhe kanë emigruar 42 728 persona, përcjell albinfo.ch.

Kurse, bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2021 ishte (-38 606 banorë). Ndërkaq, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021, u zvogëlua për (-24 215 banorë).

Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë.