Lajme
Sa shqiptarë jetojnë në Kantonin e Schaffhausen-it?
Në vendin e tretë dhe të katërt të shtetasve të huaj që jetojnë në këtë kanton janë ata nga Maqedonia e Veriut me 7.5 dhe nga Kosova, me 6.9 për qind
Në fund të vitit 2019, në Kantonin e Schaffhausen-it kanë jetuar gjithsej 82.400 banorë. Kjo shifër është për 351 më shumë sesa një vit më parë dhe korrespondon me një rritje prej 0.4 për qind, shkruan shn.ch.
Kjo tregon se rritja e popullsisë ka qenë pak nën nivelin e rritjes së një viti më parë, ka njoftuar të enjten Departamenti Kantonal i Çështjeve Ekonomike. Në vitin 2018, popullsia ishte rritur për 640 njerëz në krahasim me vitin paraprak.
Rritja në vitin e kaluar është shpërndarë në mënyrë të barabartë midis zviceranëve dhe të huajve. Në fund të vitit, në kanton kishte 275 persona me shtetësi zvicerane më shumë se një vit më parë dhe 76 persona më shumë që kanë pasaportë të huaj, transmeton albinfo.ch. Kjo korrespondon me një rritje prej 0.5 për qind secila. Përqindja e të huajve ka mbetur në shkallën 26.1 për qind, sa ishte edhe në vitin 2018.
Grupi më i madh i popullatës rezidente me prejardhje të huaj vjen nga Gjermania (29.5 për qind), i ndjekur nga Italia (11.6 për qind). Në vendin e tretë dhe të katërt janë Maqedonia e Veriut me 7.5 dhe Kosova me 6.9 për qind.
Sikurse zakonisht, duhet sqaruar se shtetasit e Maqedonisë së Veriut, ashtu sikurse ata të Kosovës që jetojnë në Zvicër janë me shumicë dërmuese shqiptarë, shkruan albinfo.ch. por statistikat e këtushme nuk i regjistrojnë banorët sipas përkatësisë etnike. Shikuar nga ky aspekt, me siguri përqindja e shqiptarëve do të dilte më e lartë se ajo e italianëve, sikur të huajt të identifikoheshin sipas etnisë.
Në pesë vitet e fundit, popullsia e Schaffhausen-it është rritur për 3.5 për qind, përcjell albinfo.ch. Vetë qyteti Schaffhausen ka regjistruar rritjen më të madhe me një rritje prej 664 njerëz ose 1.6 për qind.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













