Bota

Sa vende pune do të hapin kompanitë gjermane vitin e ardhshëm?

Aktualisht vendi është në “luftë” të vërtetë për të siguruar personel të kualifikuar, derisa kompanitë gjermane synojnë të hapin 450.000 vende pune në vitin 2017.

Në Gjermani veçanërisht është e madhe kërkesa e personelit në sektorin e shëndetësisë, si dhe në arsim, sipas një studimi nga Shoqata federale të dhomave të tregtisë në Gjermani (Deutscher Industrie- und Handelskammertag – DIHK), përcjell albinfo.ch.

Në këto zona kompanitë kanë për qëllim të krijojnë më shumë se 150.000 vende pune gjatë vitit të ardhshëm. Në fushën e tregtisë dhe gastronomisë mund të hapen 100.000 vende, ndërsa në industri 30,000 vende pune.

Për shkak të kërkesës së lartë të personelit, dhomat industriale dhe tregtare në Gjermani do të rrisin angazhimin e tyre për integrimin e refugjatëve përmes edukimit dhe kurseve për trajnim profesional.