Sport
Sadiku debuton me tri asistime
Armando Sadiku ka debutuar për mrekulli për skuadrën e Luganos, duke dhënë tri asistime në ndeshje miqësore ndaj skuadrës kineze, Janbian Funde
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka treguar menjëherë për aftësitë e tij sulmuesi në skuadrën e rikthyer Lugano, shkruan albinfo.ch.
Lugano luajti në Spanjë një miqësore ndaj kinezëve të Janbian Funde, duke fituar me rezultatin e thellë 5:0 dhe Sadiku ishte protagonist në lojën ofensive të skuadrës së tij, edhe pse nuk gjeti rrugën e rrjetës. Ai dha asistimet për tre nga katër golat që shënoi ekipi i Luganos në pjesën e parë, ku u aktivizuan titullarët, ndërsa më pas u ul në bankinë për të parë se si rezervat e drejtuar nga Paolo Tramexanin arrinin të vazhdonin dominimin duke shënuar edhe golin e pestë ndaj ekipit të Superligës milionere kineze.
“Sot ishte një ndeshje kundër një skuadre që nuk njihnim. Pjesa e parë shkoi shumë mirë dhe jam i lumtur që luajta ndeshjen e parë, u ndjeva mirë. Ndjehesha mirë në fushë dhe më pëlqen të argëtohem edhe në stërvitje këtu, po e bëj një gjë të tillë”, u shpreh pas ndeshjes Sadiku.
I kënaqur me mirëkuptimin që ka krijuar menjëherë me Sadikun është edhe Ezgjan Alioski, i cili shënoi dy gola falë pasimeve të futbollistit të Kombëtares shqiptare.
“Kemi luajtur për herë të parë bashkë dhe ndjehem mirë me të në fushë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe në kampionat. Jam i bindur se unë dhe ai do të bëjmë shumë gola në kampionat”, deklaroi shqiptari i cili luan për Maqedoninë, madje edhe i kishte shënuar gol Shqipërisë në Shkodër.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












