Sport
Sadiku përplaset me bashkëlojtarin për penallti
Pas ndeshjes Sadiku nuk pranoi të fliste për gazetarët, duke lënë të kuptohet se ishte ende i mërzitur për faktin që nuk e gjuajti ai penalltinë
Sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku është bërë lajm në mediat zvicerane dhe më gjerë, pasi në ndeshjen e fundit me Villarrealin është përplasur me bashkëlojtarin e tij për një penallti, shkruan albinfo.ch.
Në minutën e 87-të, Zurichu ishte në disavantazh 0:1 dhe fitoi një penallti. Mesfushori zviceran Roberto Rodrigez mori topin në duar për t’u bërë gati për të gjuajtur nga pika e bardhë, por sulmuesi shqiptar kërkoi t’i merrte topin për ta goditur vetë penalltinë.
Në atë moment pati dy-tre shtyrje mes të dyve dhe në fund goditjen e mori përsipër Rodrigezi. Për fatin e tij të mirë, ai e shndërroi në gol atë penallti dhe Zurichu arriti të merrte një pikë nga kjo përballje.
Pas ndeshjes Sadiku nuk pranoi të fliste për gazetarët, duke lënë të kuptohet se ishte ende i mërzitur për faktin që nuk e gjuajti ai penalltinë.
Ndërkohë mesfushori Rodrigez tha: “Gjuajta unë sepse e kisha topin në duar dhe isha i bindur që do të shënoja”.
Ndërkohë trajneri Uli Forte e sqaroi përplasjen e dy lojtarëve të tij duke thënë: “Ne penalltitë i kemi të përcaktuara, por të dy futbollistët u aktivizuan ën fushë në pjesën e dytë ndaj dhe ndodhi ngatërresa. Gjithsesi, fakti që të dy donin të gjuanin, tregon se ishin të gatshëm të merrnin përsipër përgjegjësi”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












