Futboll

Salah asiston, Shaqiri shënon

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri po vazhdon me formë të shkëlqyeshme në Liverpool.

Ylli shqiptar shënoi golin e tretë në fitoren prej 3:1 në udhëtim te Burnley në Premierligën angleze, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri shënoi në minutën e 91-të, në një kundërsulm të mysafirëve pas asistimit të ish-futbollistit të Baselit, Mohamed Salah.

Shaqiri nuk gaboi para portës për 3:1. Xherdani në këtë ndeshje luajti nga minuta e parë.