Kosova
SBASHK: Kompensim të orëve të humbura s’do të ketë as gjatë pushimit pranveror
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë ka bërë të ditur se nuk do të ketë kompensim të orëve të humbura në grevë as gjatë pushimit pranveror, megjithëse për një gjë të tillë po insiston Ministria e Arsimit.
Kjo gjë ka sjellë shumë huti te mësimdhënësit dhe nxënësit që ka ndarë në dysh opinionin në Kosovë. Një pjesë janë që orët të zëvendësohen, e një pjesë tjetër janë kategorik kundër.
“Me qëllim që të njoftohet edhe një herë opinioni, SBASHK-u përsërit se pushimi pranveror nga data 1 deri më 5 prill 2019 do të fillojë sipas Kalendarit shkollor 2018-2019, aprovuar në fillim të vitit shkollor, pra, s’ka zëvendësim të orëve të humbura as gjatë pushimit pranveror e as vikendeve”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së arsimit.
Për këtë çështje edhe Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, por nga aty nuk u gjend zgjidhje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













