Kosova
Schluchter Roth: Kosova ka ligje të mira, po që nuk zbatohen
Zv. ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anita Schluchter Roth, ka deklaruar se çështja e grave në Kosovë duhet të shihet si problem më i gjerë.
Sipas saj, ligjet në Kosovë janë të mira, mirëpo problem mbetet zbatueshmëria e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Në fakt, disa studime, por edhe raste individuale, tregojnë se gratë akoma përballen për të pasur trajtim të barabartë në disa fusha të jetës. Ne mbështesim iniciativat që dëshirojnë të shtjellojnë çështjet në detaje. Kur flasim për problemet, të themi për Ligjin për familje dhe zbatueshmërinë dhe nevojës për ndryshime disa ligje, ne flasim me të drejtë për gratë, sepse situata është për gratë dhe kur e shikoj në të ardhmen, mendoj se është e rëndësishme se në afat më të gjatë nuk është vetëm çështje e grave”, ka thënë ajo në tryezën me temën “Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?”, organizuar nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi.
Zbatimi dhe keqinterpretimi i ligjeve në Kosovë, veçanërisht i Ligjit për familjen, mbetet çështje problematike dhe pengesë në parandalimin e dhunës, u tha aty.
Luljeta Aliu, nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, ka thënë se përveç dhunës fizike, problem mbetet edhe ajo ekonomike e institucionale. Sipas saj, institucionet shumë shpesh refuzojnë të merren me dhunën ekonomike, me arsyetimin se nuk janë hetues. Aliu deklaroi se dhuna ekonomike është thelbi i dhunës në familje.
Ndërsa, Mexhide Mjaku-Topalli, kryetare e Grupit të Grave Deputete, deklaroi se dhuna është duke ndikuar në diskriminimin e grave. Mbështetëse e iniciativës për ndryshimin e Ligjit për familjen është edhe Ambasada zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Natmir Mehmedi, një histori suksesi dhe humanizmi që frymëzon Ajo që e bën Natmirin të veçantë nuk është vetëm rrugëtimi i tij profesional, është mënyra... -
Agon Sejdiu, piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
“Shkolla Shqipe” hap dyert edhe në Rapperswil – Jona të Kantonit të St. Gallenit -
Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Lucernit dërgon 18,000 letra të pasakta tatimore Zyra Tatimore e Lucernit, në bashkëpunim me një partner të jashtëm, dërgoi javën e kaluar një... -
Natmir Mehmedi, një histori suksesi dhe humanizmi që frymëzon -
Zvicra pranë një marrëveshjeje të re tregtare me SHBA-në, tarifat pritet të ulen në 15% -
Deri në 20 gradë: Flluska e nxehtësisë së Saharasë ngroh Zvicrën -
Gjuetarët e apartamenteve në Zvicër paralajmërohen për rritje të mashtrimeve të reja













