Kriza në Ukrainë
Scholz 90 minuta bisedë me Putinin, i kërkon tërheqjen e trupave nga Ukraina
Zyra e kancelarit Scholz ka bërë të ditur se gjatë kësaj bisede, Scholz ka theksuar nevojën për të ofruar siguri për centralin bërthamor të Zaporizhias.
Një bisedë 90-minutëshe e kishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të cilit i ka bërë thirrje që të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë, bazuar në një armëpushim dhe tërheqje të plotë të trupave ruse.
Zyra e kancelarit Scholz ka bërë të ditur se gjatë kësaj bisede, Scholz ka theksuar nevojën për të ofruar siguri për centralin bërthamor të Zaporizhias, përcjell Albinfo.ch.
Ai i ka kërkuar Putinit që të vazhdojë të respektojë plotësisht zbatimin e marrëveshjes për eksportin e drithërave, që u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, tha zëdhënësi i Scholzit, Steffen Hebestreit.
“Kancelari ka theksuar se çdo hap rus për aneksim nuk do të kalojë pa kundërpërgjigje dhe nuk do të njihet në asnjë rrethanë”, tha Hebestreit përmes një deklarate, duke shtuar se Scholz dhe Putin u pajtuan që të vazhdojnë kontaktet.
Biseda 90-minutëshe midis Scholzit dhe Putinit është e para mes liderëve pas disa javësh, tha zyra e Scholzit.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Ndërkaq, së fundmi Ukraina ka nisur një kundërofensivë për të rimarrë territoret e pushtuara në rajonin e Harkivit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se gjatë kësaj kundërofensive kanë arritur të rimarrin 6.000 kilometra katrorë territor që Moska kishte pushtuar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













