Lajme

Scholz flet për kushtëzimin e Turqisë për hyrje në BE

Pranimi i mundshëm i Suedisë në NATO nuk ka lidhje me rifillimin e procesit të bisedimeve për pranimin e Turqisë në BE, tha sot kancelari gjerman, Olaf Scholz në Berlin.

“Këto dy çështje nuk janë të lidhura”, tha Scholz.

“Prandaj, për mendimin tim, ato nuk duhet të kuptohen si çështje të ndërlidhura”, tha ai.

Scholz përsëriti se Suedia kishte përmbushur të gjitha kërkesat për t’u anëtarësuar në NATO.

“Shpresoj që së shpejti Suedia të bëhet anëtare e NATO-s”, tha Scholz, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan befasoi sot me deklaratën e tij, në të cilën ai kërkoi që miratimi i pranimit të Suedisë në NATO të varej nga rifillimi i bisedimeve të pranimit të Turqisë në BE.