Lajme
Scholz: Jo luftë e NATO-s me Rusinë
Duhet të bëhet gjithçka që të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s, është shprehur kancelari gjerman, duke theksuar se Gjermania megjithëse e furnizon gjerësisht me armë Ukrainën, nuk merr pjesë në luftën e Ukrainës. “Kjo është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha Scholz gjatë vizitës në Amerikën Jugore, në një konferencë për shtyp në Buenos Aires. “Kjo nuk ndryshon aspak ndihmën që i japim Ukrainës në formë financiare, humanitare, apo furnizimin me armë.” Gjermania do të bëjë gjithçka që të mos shkallëzohet situata që çon në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të martën me një deklaratë në Këshillin e Europës në Strasburg kishte shkaktuar reagime. “Ne luftojmë një luftë kundër Rusisë dhe jo kundër njëri-tjetrit”, kishte thënë Baerbock para deputetëve. Ministria e Jashtme sqaroi më vonë se Baerbock nuk ka pasur parasysh me këtë pjesëmarrje në luftë të Gjermanisë apo aleatëve të saj.
Kujdes nga gara e furnizimeve me armë
Kancelari Scholz bëri thirrje për maturi në debatin për furnizime me armë. Ai paralajmëroi se kështu të hyjmë në një garë kush ofron më shumë nëse bëhet fjalë për sisteme armësh, tha ai për “Tagesspiegel”, duke iu referuar kërkesës për dërgimin e avionëve luftarakë. “Nëse, sapo u mor një vendim në Gjermani fillon debati tjetër, kjo nuk duket serioze dhe trondit besimin e qytetareve dhe qytetarëve në vendimet shtetërore.” Scholz u shpreh se do të përpiqet edhe më tej në bisedime direkte të ndikojë tek Putini. “Varet nga Putini, të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë që ka kushtuar qindra-mijëra njerëzish.”/dw
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













