Lajme
Scholz kritikon AfD-në: Po tenton shkatërrimin e Gjermanisë

Kancelari Olaf Scholz sulmoi ”Alternativën për Gjermaninë” (AfD) gjatë një fjalimi në Parlament, duke akuzuar partinë në rritje të ekstremit të djathtë se punon për “shkatërrimin e qëllimshëm të prosperitetit të Gjermanisë”.
“Shumica dërrmuese e qytetarëve e dinë se alternativa e vetëshpallur është në të vërtetë një ekuipazh shkatërrimtar për vendin tonë”, tha Scholz gjatë një debati të përgjithshëm në Bundestag mbi propozimin e buxhetit të qeverisë së tij, transmeton agjencia gjermane e lajmeve, përcjell albinfo.ch.
”AfD dëshiron të shpërbëjë Bashkimin Evropian, edhe pse prosperiteti i Gjermanisë është i lidhur ngushtë me anëtarësimin e saj në bllok”, theksoi ai.
”Aspirata ime si kancelar është të drejtoj vendin në drejtimin e duhur, të bëj kompromise të guximshme për vendin tonë”, shtoi ai.
“Në këtë mënyrë ne mund të kundërshtojmë ata që duan të përfitojnë politikisht nga skenarët e frikësimit ose rënies”, theksoi Scholz.
Ai pranoi se qeveria e tij e koalicionit trepalësh ka “diskutuar shumë në muajt e fundit”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë Bëhet fjalë për një investim të radhës nga afaristi shumë i suksesshëm në Zvicër dhe në...
-
Korab Rashiti: Të bashkojmë votën, pavarësisht nga përkatësia partiake
-
Mbërrijnë zarfet me fletëvotime, si të votoni në zgjedhjet e tetorit në Zvicër?
-
Dua Lipa tregon se çfarë e frymëzon nga vajzat shqiptare
-
Bullakaj: Përfitoni nga shansi, merrni pjesë në zgjedhje!
Jeta në Zvicër
-
Qytetarët duan të kufizojnë lirinë e zgjedhjes së mjekut Këshilltarët kombëtarë janë ende duke menduar mbi një projekt-propozim, i cili duhet të dorëzohet deri në...
-
Shenjat kryesore që ju jeni bërë vendas në Cyrih
-
Punëdhënësit zviceranë: Pagat më të larta nuk e luftojnë mungesën e punëtorëve të kualifikuar
-
Mbi 60 mijë njerëz protestuan sot në Bernë
-
Gjithçka çfarë do të ndryshoj në Zvicër gjatë tetorit 2023