Lajme
Scholz: Putin po përpiqet të ndajë Evropën
Kancelari gjerman Olaf Scholz foli sot sërish rreth luftës në Ukrainë mirëpo ai u fokusua tek Rusia dhe presidenti Putin.
Sipas tij, Putin ka frikë se “shkëndija e demokracisë” do të përhapet në vendin e tij. Madje kancelari gjerman shtoi se Putin po përpiqet të ndajë Evropën dhe të kthehet në një botë të dominuar nga sferat e ndikimit, transmeton Albinfo.ch.
Në një intervistë për Merkur, Scholz u pyet nëse Putin do të pranonte afrimin e Ukrainës me Bashkimin Evropian. Përgjigja e kancelarit gjerman ishte se “presidenti rus duhet të pranojë se ka një komunitet në rritje të demokracive të bazuara në ligj në lagjen e tij”. “Ai padyshim ka frikë se mos shkëndija e demokracisë do të përhapet në vendin e tij”, tha kancelari gjerman.
Schlz për më tepër vlerësoi se presidenti rus Putin dëshiron një Evropë të ndarë dhe një kthim në sferën e ndikimit, porse siç u shpreh ai, nuk do të ketë sukses.
Scholz paralajmëroi se rritja e çmimeve të energjisë ndoshta do të zgjasë për një kohë të gjatë dhe hodhi poshtë pretendimin e Rusisë se ka ndërprerë furnizimin me gaz pasi mungojnë pjesët e nevojshme rezervë për shkak të sanksioneve.
“Ky shpjegim nuk është bindës”, tha kancelari gjerman.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













