Lajme
Scholz radhitet në mesin e 100 personave më me ndikim në vitin 2023
Kancelari gjerman Olaf Scholz po shihet si një figurë e rëndësishme dhe me ndikim në botë për këtë vit. Ky konstatim të paktën vjen nga revista amerikane “Time” e ka renditur kancelarin gjerman, në mesin e 100 personave më me ndikim në vitin 2023.
Scholz, i cili renditet në kategorinë e liderëve më me ndikim, e shpalli pushtimin rus të Ukrainës një “pikë kthese epokale”, duke premtuar se Berlini do të përgjigjej në një situatë kritike.
“Brenda vitit të kaluar, Gjermania përmbysi pacifizmin e saj të pasluftës, duke rritur shpenzimet e saj ushtarake, duke u bërë kështu një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve në Ukrainë”, thuhet në artikull.
Gjermania reduktoi gjithashtu varësinë e saj nga furnizimet e energjisë ruse, duke kaluar me nxitim tek burimet e rinovueshme, pavarësisht frikës se kjo do të ishte e shtrenjtë dhe problematike.
Të tjera hyrje të dukshme në listë përfshijnë Evan Gershkovich, gazetari i “The Wall Street Journal”, i cili u arrestua nga Moska pas akuzave për spiunazh.
Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me 20 vjet burg.
“Ndërsa shumë gazetarë u tërhoqën nga Rusia pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska, Gershkovich qëndroi aty, pavarësisht nga rreziqet e raportimit për Rusinë”, sipas “Time”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













