Bota
Më së lehti milioner mund të bëheni në Zvicër
Shumë njerëz e ëndërrojnë, por pak janë të tillë. Për t’u milioner, në disa vende duhet të punoni me vite të tëra, e në disa të tjera me shekuj.
Për t’i pasur një milion dollarë në arkën tuaj, një shqiptari do t’i duhet që të punojë 2 shekuj e 19 vite e 11 muaj.
Sipas të dhënave të marra nga databaza statistikore e UNECE (organizatë e Kombeve të Bashkuara), paga mesatare në Shqipëri përllogaritet rreth 379 dollarë, apo 4,548 dollarë në vit, përcjell albinfo.ch.
Nga të dhënat e përpunuara nga ‘Monitor’, 1 milion dollarë mund t’i realizosh më shpejt në Zvicër, ku e ardhura mesatare mujore përllogaritet të jetë mbi shtatë mijë dollarë. Atje mjaftojnë vetëm 11 vite e 4 muaj për të bërë 1 milion dollarë.
Në pesë vendet e para, ku 1 milion dollarë bëhen më shpejt dhe më lehtë, katër janë vendet evropiane si Zvicra, Luksemburgu, Danimarka, Norvegjia, ndërsa në vendin e pestë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Amerikë, një personi do t’i duhen mesatarisht 17 vjet për të pasur një milion dollarë, ndërsa të ardhurat mujore sipas UNECE llogariten të jenë 4,800 dollarë.
Vendet e Evropës Perëndimorë kryesojnë në renditje, për sa i përket kohës më të vogël për të bërë 1 milion dollarë. Në vende si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda duhen më pak se 25 vite. Në shtetet fqinje si Italia dhe Greqia, milioni i parë kërkon përkatësisht 31 dhe 51 vjet.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Komiteti i parlamentit zviceran propozon trefishimin e taksave për studentët e huaj Studentët e rinj në Institutin Federal të Teknologjisë të Lozanës (EPFL) nga jashtë do të duhet...
-
Rrëshqitja e shkëmbinjve në Brienz: A ekziston një kërcënim?
-
Gotthard, mbi 20 kilometra bllokime trafiku
-
Zvicër: Rastet e kollës te fëmijët, shumë të shpeshta
-
A do të largohet selia e FIFA-s nga Zvicra?