Bota

Së paku 42 të vdekur nga ndeshja e autobusit me kamionin

Nga një ndeshje e rëndë në mes të një autobusi dhe një kamioni në Libourne, afër Bordo-së, në jugperëndim të Francës kanë mbetur të vdekur së paku 42 persona. Shumica e madhe e viktimave kanë qenë pasagjerë të autobusit ndërsa ka vdekur edhe shoferi i kamionit, njoftojnë agjencitë e lajmeve dhe mediet lokale të Francës.

Sipas zjarrfikësve, së paku pesë nga udhëtarët kanë arritur të dalin të gjallë nga autobusi që po digjej.

Mediet franceze njoftojnë se shumica e udhëtarëve të autobusit ishin njerëz të moshuar të cilët po shkonin në pushime.