Sport
Së shpejti, ndërtimi i sallës së parë të tenisit në Bazel
Më së voni në Tetor të vitit 2020, parashihet që salla e tenisit të jetë funksionale.
Edhe pse kishte kundërshtime të banorëve për ndërtimin e një salle tenisi, ato u refuzuan. TC Old Boys dëshiron të fillojë ndërtimin në vjeshtë, në fund të vitit 2020, shkruan e përditshmja zvicerane, Basler Zeitung.
Në tetor të vitit 2020 parashihet që salla e tenisit të jetë funksionale.
“Është një moment i mrekullueshëm”, thotë Presidentja e OB, Marianne Bernet. Salla do të jetë “një moment historik për tenisin në rajonin tonë, për klubin tonë dhe për 300 juniorët tanë”. Në veçanti, gjenerata e ardhshme duhet të jetë në gjendje të përfitojë nga infrastruktura e re. Në vitet e kaluara i mungonte siguria e trajnimit në dimër.
Marco Chiudinelli është gjithashtu i kënaqur të njoftojë: “Me këtë sallë, më në fund do të jetë e mundur të ofrohet trajnim i ri në zonat moderne urbane në kushte bashkëkohore”, thotë kolumnisti BaZ. Chiudinelli, i cili ka përfunduar karrierën e tij profesionale më 2017, është në bordin e TC Old Boys dhe është i përfshirë si ambasador për projektin. Në të njëjtën kohë ai shërben si ndërlidhës i yllit të klubit, Roger Federer.
Ky i fundit ka dhënë “një kontribut thelbësor në projekt”, siç njoftojnë Old Boys. Kostot totale arrijnë në rreth 7 milionë franga, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile














