Lajme
Aeroportet zvicerane, së shpejti me test në vend të karantinës
Krahas atij të Bazelit, edhe Aeroporti i Cyrihut është duke shqyrtuar idenë e testimit për koronavirus të udhëtarëve që shfrytëzojnë këtë portë të hyrjes në Zvicër
Së shpejti, vetëm ata që janë vërtet pozitivë me koronavirus do të vendosen në karantinë. Një skenar të tillë e ka prezantuar gazeta “SonntagsZeitung” në botimin e sotëm, duke pasur parasysh me këtë rast “Euroairport”-in e Bazelit.
Kjo për faktin se testet e koronës tashmë janë pjesë e jetës së përditshme në Aeroportin Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij, transmeton albinfo.ch.
Siç dihet, aeroporti që u takon tri shteteve: Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë, shtrihet në tokën Ffranceze, prandaj në pjesën në fjalë zbatohen prej një muaji masat mbrojtëse të përshkruara nga Ministria Franceze e Shëndetësisë.
Kështu, pasagjerët që vijnë nga Algjeria, Bosnje-Hercegovina, Izraeli, Kosova, Serbia dhe Turqia, por të cilët nuk kanë vendqësnrim në Zvicër do të duhet të testohen, përcjell albinfo.ch. Vetëm ata që disponojnë një test Covid negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë, lirohen nga detyrimi i testimit.
Edhe Aeroporti i Cyrihut është duke shqyrtuar idenë e testimit për koronavirus të udhëtarëve që shfrytëzojnë këtë portë të hyrjes në Zvicër, shkruan gazeta “SonntagsZeitung”.
“Ne po shqyrtojmë me partnerë të ndryshëm se si mund të krijojmë një qendër të tillë testimesh”, ka thënë Jasmin Bodmer, zëdhënës i aeroportit, për gazetën në fjalë, transmeton albinfo.ch. Por është shumë herët për të komunikuar detaje të mëtejshme, ka shtuar ai.
Sipas raportit, kompania ajrore zvicerane Swiss është e interesuar të ngre qendra testimesh në aeroportet ndërkombëtare të vendit, në atë të Cyrihut dhe të Gjenevës.
Dega e udhëtimeve do të mirëpriste gjithashtu qendra të tilla testimesh për të hequr qafe karantinën, gjë që do të përmirësonte ndjeshëm aftësinë për të planifikuar udhëtimet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga