Shqipëria

Sekretari Blinken mbërrin në Kryeministri

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken po zhvillon për herë të parë një vizitë zyrtare në Tiranë, përcjell albinfo.ch.

Ai zhvilloi një takim me stafin e ambasadës amerikane dhe aktualisht ndodhet në Presidencë, ku u prit nga presidenti Bajram Begaj.

Atë qëndrimit në Tiranë zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

Në orën 16:15 Blinken takohet me kryeministrin  Edi Rama, ku më pas ata do të zhvillojnë edhe një konferencë për shtyp.

Ora 15:00

Sekretarin Blinken takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative amerikane.

Ora 14:45

Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Presidencë dhe takohet me Presidentin Bajram Begaj.

Ora 13:40

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken takohet me stafin e ambasadës amerikane.

Ora 11:26 

Sekretari Blinken zbret nga avioni dhe pritet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati. 

Ora 11:12

Avioni i sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken prek token shqiptare. 

Ora 09:30

Efektivë të shumtë ndodhen në ambientet VIP të aeroportit të Rinasit ku do të mbërrijë pas rreth 90 minutash avioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Të pranishëm janë gjithashtu edhe disa marinsa amerikanë.

Agjenda e plotë:

Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

15:35 Sekretari mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri.

Para nisjes së kësaj vizite, Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Yuri Kim tha se vizita e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri do të përqendrohet tek “ e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe ajo e Evropës”.

“Vizita vjen pasi ne kemi hyrë në 100 vjetorin e dytë të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe në një kohë kur duam të falenderojmë kryeministrin Rama dhe shqiptarët për rolin e tyre si bashkëpenëmbajtës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2022 deri në 2023. Shqipëria është tani në Këshillin e të Drejtave të Njeriut”, tha Kim.