Kosova
Serbët bllokojnë rrugën në Jarinje, Policia e Kosovës i fton të largohen
Situata në Jarinje, Vuçiq thërret në takim drejtuesit e ushtrisë serbe dhe të njësive speciale policore
Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për targat.
Në pikën kufitare të Jarinjes, serbët janë grumbulluar dhe kanë bllokuar rrugën me kamionë.
Sipas një video të “KosovoOnline”, dëgjohet teksa një pjesëtar i Policisë së Kosovës u thotë serbëve që “protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet”.
Nga ana tjetër, pas situatës së krijuar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për ditën e nesërme, duke filluar nga ora 10:00.
Mediat serbe shkruajnë se tema kryesore e këtij takimi do të jetë ngjarjet e fundit në Kosovë.
Si temë kryesore saktësisht do të jetë vendosja e reciprocitetit për targat, si dhe situata e krijuar në Jarinje.
Po ashtu është theksuar se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave të armatosura serbe janë të ftuar në takimin e nesërm.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













