Uncategorized
Serbët përsëri sollën incidente në Vjenë, ndërhynë 100 policë austriakë
“Goli i parë i brazilianëve heshti gjithë tifozët serbë. Pas pjesës së parë ata u aktivizuan përsëri por shpresat u shuan pas golit të dytë të Brazilit,” përcjell albinfo.ch. “Pas përfundimit të ndeshjes shumë tifozë dolë në rrugë duke vandalizuar sendet publike.”
Përballja e fundit vendimtare për Serbinë ditën e djeshme kundër Brazilit, solli përsëri ndërhyrjen e policisë austriake, shkruan kurier.at. Tifozët serbë preferojnë më tepër lokale në lagjen e Ottakringer, pikërisht aty ku ndodhën incidentet.
“Goli i parë i brazilianëve heshti gjithë tifozët serbë. Pas pjesës së parë ata u aktivizuan përsëri por shpresat u shuan pas golit të dytë të Brazilit,” përcjell albinfo.ch. “Pas përfundimit të ndeshjes shumë tifozë dolë në rrugë duke vandalizuar sendet publike.”
Rreth 100 forca policore ndërhynë për t’i qetësuar tifozët serbë, duke përdorur edhe altoparlantë. Pikërisht këtu situata u tensionua më tepër, kur serbët filluan të sulmojnë me shishe policinë kryeqytetase. Në rrugën Lindauergasse ndodhi edhe përleshja. Tre serbë mbetën të arrestuar.
Pak ditë më parë ndodhi i njëjti skenar po në të njëjtën lagje pas humbjes së Serbisë nga Zvicra me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













