Kosova
Serbët protestojnë në Shtërpcë, kërkojnë më shumë siguri
Qytetarët serbë kanë protestuar në Shtërpcë lidhur me plagosjen e dy të rinjve të nacionalitetit serb që ndodhi të premten më 6 janar.
Qytetarët serbë kanë protestuar në Shtërpcë lidhur me plagosjen e dy të rinjve të nacionalitetit serb që ndodhi të premten më 6 janar.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në fjalën e tij ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se “regjimi i tij është edhe në Shtërpcë siç ishte edhe në veri”, përcjell Albinfo.ch
“Jemi këtu, pas 20 ditëve të qëndrimit të vëllezërve tonë në barrikada në veri të Kosovës. Regjimi i Kurtit është në Shtërpcë ashtu siç është në veri. Siç e shihni nuk jemi të lodhur, për 20 ditë nuk e kemi sulmu asnjë shqiptarë me qëllimin që të mos japim arsye shqiptarëve – qeverisë Kurti për sulme. Ata duhet të ofrojnë siguri e jo të na frikësojnë”, ka thënë Rakiq.
Ai u ka kërkuar qytetarëve serb të mos dorëzohen.
Ndërsa kryetari i Shtërpcës tha se Kurti duhet të ndaloj sulmet.
“Duam ta dërgojmë mesazhin se askush s’mund të na prek dhe të na largoj. Rezultati aktual i qeverisjes është që të na sulmojnë. Kurti duhet të ndaloj sulmet ndaj fëmijëve tonë”, ka thënë Jevtiq./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












