CH-Ballkani
Serbi i arrestuar dyshohet se cak e kishte Katedralen
I arrestuari Slobodan Gavriq (46) apriori dyshohet se “target” e kishte Katedralen “Nënë Tereza”. Ai e kishte rezervuar një dhomë në Hotelin Grand
Personi që u arrestua nga policia e Kosovës me 13 kilogramë eksploziv në lagjen e “ambasadave” është identifikuar si Slobodan Gavriq (46) nga Rashka e Serbisë, ndërsa apriori dyshohet se “target” e kishte Katedralen “Nënë Tereza” në ditën kur komuniteti katolik po festonte Krishtlindjet.
Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të përgatitjes së veprës terroriste kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
“Rasti është në fazën fillestare të hetimeve nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale, i cili do t’i kërkoj gjykatës që ta caktoj masën e paraburgimit për të dyshuarin”, thuhet në komunikatën e prokurorisë së Shtetit.
I dyshuari Gavriq me 24 dhjetor kishte marrë një dhomë me qira në Hotelin Grand, nga ku Katedralja është tre minuta në këmbë. “Pasi ishte akomoduar, Gavriç Slobodan kishte shkuar në Serbi ku ishte ngarkuar me eksploziv dhe përmes veriut kishte hyrë në Kosovë”, kanë thënë burime nga policia e Kosovës,
Gavriq është me profesion veterinar, ndër vetura Renault Clio është me regjistrim të Beogradit (BG). Ai kishte hyrë në Prishtina nga pjesa veriore e vendit që kontrollohet nga grupe lokale serbe, të financuara nga Qeveria e Serbisë.
Ky akt, ka shqetësuar edhe liderët institucionalë në Koosvës të cilët kanë kërkuar masa shtesë në kufij.
Presidentja Atifete Jahjaga, ka mbledhur krerët e institucioneve vendore, kryeministri i vendit, Isa Mustafa dhe krerët e mekanizmave të sigurisë, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe punën e mirë në pengimin e këtij veprimi terrorist dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kërkova nga mekanizmat e sigurisë që të ngrisin sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe apeloj te qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit që po e hetojnë këtë incident”, thuhet në deklaratën e Presidentes.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, tha sot se shtetasi serb i arrestuar mbrëmë në Prishtinë kishte për synim kryerjen e një sulmi terrorist. Në një konferencë për shtyp ai tha sot se i arrestuari S.G. (1968) është i lindur dhe i rritur në Beograd, ndërsa në veturën e tij u gjenden 12 kilogramë e 219 gramë materie eksplozive të përpunuar dhe të mbështjellë.
“S.G. dyshohet të ketë pasur qëllim për të kryer një akt të mundshëm terrorist. Shtetasi serb sanksionohet me nenin 135, 144, 145 të kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Hyseni. Ai u shpreh se nuk do të japë detaje të tjera të mundshme me qëllim të zbardhjes së rastit deri në fund. “Do të përmbahem nga prezantimi i më shumë detajeve gjithnjë në interes të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti” u shpreh Hyseni.
Pas këtij rasti ka reaguar edhe Ministria e Brendshëm e Serbisë. Ministri Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se MPB-ja në Serbi ka lëshuar urdhër për kërkim të vendbanimit të tij, ndërsa konfirmoi bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in për këtë person.
“Ne i kemi dërguar të gjitha të dhënat që EULEX-i ka kërkuar nga ne, të cilat janë të lidhura me lëvizjen e të dyshuarit. Ka qenë i lëshuar një urdhër kërkimi për banesën e tij, dhe pastaj ne do të shohim nëse ka prova relevante që mund të jenë të dobishme në hetim”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje Parlamenti i Kantonit e miratoi këtë masë me votat e SVP-së dhe FDP kundër qendrës/së majtës... -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025










