Shqipëria
15 vjet nga liberalizimi i vizave: momenti që ndryshoi lëvizjen e shqiptarëve drejt Evropës
Pesëmbëdhjetë vjet më parë, udhëtimi i qytetarëve shqiptarë drejt Evropës hyri në një fazë të re. Më 15 dhjetor 2010, vendet e Bashkimit Evropian hoqën regjimin e vizave për shtetasit e Shqipërisë, duke u mundësuar atyre lëvizjen pa viza në hapësirën Shengen për qëndrime afatshkurtra.
Vendimi ishte formalizuar disa javë më herët, më 8 nëntor 2010, kur ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së miratuan liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, qytetarët shqiptarë fituan të drejtën të udhëtojnë lirshëm në 27 shtete evropiane, pa pasur nevojë për procedura konsullore.
Megjithatë, lëvizja pa viza nuk nënkupton qëndrim të pakufizuar. Sipas rregullave të zonës Shengen, shtetasit shqiptarë mund të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, pa të drejtë pune apo qëndrimi afatgjatë.
Shqipëria u rendit kështu mes vendeve të Ballkanit Perëndimor që përfituan nga ky regjim, pas Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat kishin marrë të njëjtin vendim në fund të vitit 2009. Kosova, nga ana tjetër, mbeti për vite me radhë jashtë këtij procesi, duke u bërë vendi i fundit në rajon që fitoi të drejtën e udhëtimit pa viza drejt BE-së.
Liberalizimi i vizave u konsiderua një nga hapat më të rëndësishëm në afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke ndikuar drejtpërdrejt në shkëmbimet kulturore, familjare dhe ekonomike të qytetarëve shqiptarë me vendet evropiane.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin Gjiganti suedez i mobilieve IKEA është përballur me kritika të forta në Zvicër për mënyrën se... -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë -
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15













