Shqipëria
Viti 2026: Turistët shpenzuan 1 miliard euro në Shqipëri
Të dhënat e tremujorit të parë nga Banka e Shqipërisë tregojnë se turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri mbi 1 miliard e 4 milionë euro
Turizmi shqiptar nisi me hov edhe në fillim të vitit 2026, duke sjellë më shumë të ardhura për ekonominë vendase.
Jo vetëm më shumë turistë, por edhe më shumë shpenzime në strukturat akomoduese shqiptare si dhe bizneset. Të dhënat e tremujorit të parë nga Banka e Shqipërisë tregojnë se turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri mbi 1 miliard e 4 milionë euro.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur shpenzimet arritën në 874 milionë euro, në ekonomi kanë hyrë rreth 130 milionë euro më shumë ose 14.8 për qind më tepër, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Shifrat tregojnë se çdo ditë të huajt kanë shpenzuar mesatarisht mbi 11.2 milionë euro. Ndërkohë, rreth 1.67 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe, duke konfirmuar trendin në rritje të turizmit.
Por mbetet për t’u parë nëse kjo tendencë do të vazhdojë, teksa turoperatorët shfaqin shqetësime për numrin e turistëve si pasojë e protestave të vazhdueshme.
Nga ana tjetër, edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit. Shpenzimet e tyre arritën në 579 milionë euro, rreth 11 për qind më shumë se në tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Në një bilanc neto të turizmit vërehet një shtesë pozitive prej 363 milionë euro, duke vënë në dukje se Shqipëria ka përfituar shumë më tepër nga vizitorët e huaj sesa kanë shpenzuar shqiptarët jashtë vendit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut Sipërmarrëse e profesionistë, përfaqësues institucionesh dhe personalitete të njohura nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e... -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C Meteorologët paralajmërojnë gjithashtu se temperaturat do të mbeten mbi mesataren sezonale edhe pas fundjavës... -
Lehtësimi i marrjes së shtetësisë zvicerane mund të prekë edhe diasporën -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Parlamenti zviceran miraton 58 milionë franga shtesë për programet kërkimore të BE-së -
Debat në Zvicër për burkinin, disa komuna sfidojnë ligjin e ri













