Lajme
Serbia dorëzoi kërkesën për ekstradimin e Haradinajt
Me kërkesën për ekstradim, organeve franceze të drejtësisë i është dorëzuar edhe dokumentacioni përcjellës i përkthyer në gjuhën frënge. Serbia kërkon ekstradimin e tij në Beograd
Dy ditë para se ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të dal për herë të dytë në Gjykatën e Colmerit, Ministria e Drejtësisë në Serbi ia ka dorëzuar të martën organeve të drejtësisë franceze kërkesën për ekstradim të liderit të AAK-së dhe ish komandantit të UËK-së, Haradinaj në Serbi. Kështu kanë shkruar mediet në Serbi.
Me kërkesën për ekstradim organeve franceze të drejtësisë i është dorëzuar edhe dokumentacioni përcjellës i përkthyer në gjuhën frënge në bazë të të cilit “drejtësia franceze do të vendos nëse janë përmbushur të gjitha kërkesat për ekstradim të Haradinajt në Serbi”, citon REL.
Ramush Haradinaj u ndalua, të mërkurën e kaluar, në aeroportin e Bazelit në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të autoriteteve serbe të cilat e akuzojnë, siç thonë, për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve të 90-ta.
Një gjykatë në Francë i shqiptoi masën e paraburgimit deri në dorëzimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim të tij.
Ramush Haradinaj ishte arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të urdhërarrestit të policisë së Serbisë të vitit 2004 dhe qe mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë. Në vitin 2012, u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte nga një Gjykatë Ndërkombëtare për Krime Lufte në Ish Jugosllavi.
Rigjykimi në vitin 2012, u bë katër vjet pas një vendimi të së njëjtës Gjykatë e cila më 2008 e nxori të pafajshëm nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për shkelje të ligjeve të luftës. Sipas ekspertëve të drejtësisë, ekstradimi i Ramush Haradinajt në Serbi ka pak gjasa të ndodhë, pasi që ai ishte gjykuar për këto krime dhe ishte shpallur i pafajshëm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?













