Koronavirusi: çast pas çasti
Serbia hap kufirin me të gjitha vendet, përveç Kosovës, Maqedonia e hap me Greqinë
Ana Bërnabiq njoftoi se Shtabi i krizës do të shqyrtojë sot çështjen e hapjes së mundshme të vendkalimeve administrative mes Serbisë dhe Kosovës
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se do të përpiqet ta liberalizojë hyrjen në Serbi sa më shumë që të jetë e mundur, duke theksuar se përveç mbrojtjes së shëndetit të njeriut, qëllimi është të arrihet rimëkëmbja dhe rritja ekonomike sa më shpejt të jetë e mundur.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, ajo përsëriti se më 1 qershor, regjimi i liberalizuar do të hyjë në fuqi në vendkalimet kufitare me katër vende të rajonit (Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut), pa detyrim të qytetarëve të këtyre vendeve të kenë test negativ për Covid-19 gjatë kalimit të kufirit me Serbinë.
“Për qytetarët e këtyre vendeve nuk ka nevojë për këto teste, ato do të hyjnë në Serbi si dhe para paraqitjes së Covid-19”, tha kryeministrja serbe, përcjell albinfo.ch.
Kur bëhet fjalë për qytetarët serbë, ajo tha që ata mund të hyjnë dhe të largohen nga Serbia sa herë që dëshirojnë.
Ajo njoftoi se Shtabi i krizës do të shqyrtojë sot çështjen e hapjes së mundshme të vendkalimeve administrative mes Serbisë dhe Kosovës.
Maqedoni
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, për “Sitel” sqaroi se udhëtimet për në Greqi do të jenë sipas disa rregullave, për të cilat po përgatitet një dokument.
Ai tha se në ditët në vijim dokumenti do të dërgohet te epidemiologët e Maqedonisë dhe Greqisë, pas së cilës të gjitha kushtet do të përcaktohen dhe finalizohen.
Në lidhje me mjekimin e të infektuarve eventual me koronavirus të shtetasve të Maqedonisë në Greqi dhe anasjelltas, ai do të jetë falas, tha Filipçe, duke theksuar se kjo është dakorduar me homologun e tij grek në takimin e tyre të fundit.
Përndryshe, siç njoftoi Filipçe, karantina 14-ditore do të shfuqizohet, domethënë nuk do të jetë e mundur zbatimi i saj në asnjë prej vendeve të rajonit, kur të hapen kufijtë.
Slloveni
Autoritetet sllovene do të fillojë me përpilimin e një liste të shteteve, qytetarët e të cilave do të mund të hyjnë në këtë vend.
Zëdhënësi i Qeverisë sllovene, Jelko Kacin, theksoi se para së gjithash kjo ka të bëjë me shtetet fqinje.
“Hapja e kufijve do të jetë gradualisht, ndërsa se me cilat shtete do të varet nga gjendja e tyre epidemiologjike me koronavirusin”, theksoi Kacin.
Qytetarët e Sllovenisë deri tani mund të hyjnë vetëm në Kroaci, ndërsa me vendet e tjera nuk ka ndonjë lëvizje. Bashkimi Evropian ka rekomanduar që hapja e kufijve mes vendeve anëtare të bëhet nga 15 qershori.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja, vetëm 28% ndihen në siklet kur rezervojnë Pothuajse një në tre persona në Zvicër ndihen disi të sikletosur kur rezervojnë një fluturim, por... -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit -
Vjedhjet e identitetit online rriten ndjeshëm në Zvicër -
Mungesa e vendeve në shtëpi vë në rrezik dhjetëra të mitur në Zvicrën frëngjishtfolëse














