CH-Ballkani
Serbia kërkon të marrë edhe xhubletën, pas lahutës

Studiuesi shqiptar, Jaho Brahaj, ka thënë se Serbia pasi prezantoi lahutën si trashëgimi kulturore të saj në UNESCO, tash po tenton ta përvetësojë edhe xhubletën shqiptare.
“Nuk kam siguri në informacionin, por serbët po përgatisin dosjen për të futur xhubletën në objekt trashëgimie. Kanë disa fshatra shqiptarë që janë në thellësi të Serbisë. Ato duan ta fusin, por kanë hall ta fusin bashkë me Malin e Zi, sepse Mali i Zi ka popullsi shqiptare që e përdor”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Brahaj ka treguar edhe dallimet e vogla që kanë lahuta shqiptare dhe gusles. “Pak a shumë lahuta dhe gusle janë i njëjti instrument, shoqërojnë po të njëjtën vijë melodike. Vetëm se ajo këndohet në gjuhën sllave, ndërsa në Shqipëri këndohet shqip. Dallojnë vetëm nga ana etnologjike dhe e përmbajtjes së tyre. Instrumenti i lahutës që kanë shqiptarët ka te koka në gdhendje të ndryshme objekte mitologjike ose objekte kulti që nuk i ka ajo sllave. Ka dhe të tjera që i ka lahuta shqiptare dhe ajo sllave, si koka e dhisë, gjarpri”, ka thënë ai në një emision televiziv në mediat në Tiranë.
Ndërsa e ka arsyetuar shtetin, duke thënë se në vitin 2012 ishte rënë dakord që të pritej edhe Kosova të bëhet pjesë e UNESCO-së për ta paraqitur më pas lahutën e të dy vendeve si trashëgimi kulturore të tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Haradinaj: Diaspora ka qenë zëri i Kosovës në momentet vendimtare Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Munich të Gjermanisë, sot...
-
Të bijtë e patriotëve Prishtina do ta ngritin flamurin e Kosovës në Kanada
-
VIDEO
Urimi i ambasadorëve për miqësinë ndërmjet vendeve përkatëse
-
LAPSH u bën thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat shqipe
-
Detaje mbi vdekjen e 29-vjeçarit nga Gostivari në Austri, sherri u nis për motive të ulëta
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Blerja “e paligjshme” e makinave “Tesla“ Flota e re e Kantonit të Bazelit të automjeteve policore “Tesla” ka pësuar goditje tjetër. Një...
-
Emigracioni në Zvicër vazhdon të rritet
-
Në 2018-ën, më shumë se gjysmë milioni firma ishin aktive në Zvicër
-
VIDEO
1 mijë fëmijë mësojnë në shtëpi në Zvicër
-
Uber Eats do të fillojë me shërbimin në Cyrih