Kosova
Serbia lehtësoi marrjen e kredive për pjesëtarët e organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, një ditë më parë ka takuar ambasadorët e QUINT-it në Beograd. Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb ka bërë që Vuçiq të diskutojë për këtë çështje me këta ambasadorë.
Në këtë takim nga pala serbe ishte i pranishëm edhe drejtori i Bankës Postare Kursimore të Serbisë, Bojan Kekiq. Kekiq mësohet se është mik i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryekriminelit, i cili udhëhoqi sulmin terroristit të 24 shtatorit në Banjskë, Milan Radoiçiq.
Siç shihet nga pamjet e takimit të djeshëm në presidencën e Serbisë, Bojan Kekiq është i ulur menjëherë pranë drejtorit të së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Përveç kësaj, siç merr vesh Radiotelevizioni i Kosovës, Kekiq ka arritur marrëveshje me Milan Radoiçiqin për lehtësimin e marrjes së kredive për pjesëtarët e organizatave të shpallura terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.
Më tej burimi thekson se Radoiçiq u kishte thënë pjesëtarëve të organizatave terroriste se ka biseduar me Drejtorin e Bankës Postare Kursimore, Bojan Kekiqin, në mënyrë që ata të jenë pjesë e sistemit bankar të Serbisë, si për pranimin e pagave, ashtu edhe për marrjen e kredive.
Madje, nga fotot duket se Kekiq është mik shumë i afërt me Milan Radoiçiqin.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












