Lajme
Serbia prezenton masat e reja, hyjnë në fuqi nga 20 dhjetori
Anëtarët e Shtabit të Krizave në Serbi kanë vendosur që të gjitha masat e vlefshme do të qëndrojnë në fuqi deri më 18 dhjetor.
Kjo do të pasohet nga një sesion i ri për të diskutuar futjen e masave të reja ose modifikimin e masave ekzistuese.
“Masat e deritanishme kanë pasur efekte”, thotë Kisic Tepavcevic, shkruan B92, transmeton Albinfo.ch.
“Ju mund të shihni rënien e të sapoinfektuarve”, shtoi Tepancevic.
Ai gjithashtu vëren se këto janë ende vlera të larta dhe një barrë e madhe për sistemin shëndetësor të Serbisë.
Nga shtabi i krizave po ashtu është marrë vendim për një test të detyrueshëm PCR jo më të vjetër se 48 orë për shtetasit e huaj që hyjnë në Serbi.
Masa do të hyjë në fuqi më 20 dhjetor dhe ka shumë të ngjarë të zgjasë deri më 10 janar.
Qytetarët serbë do të jenë në gjendje të kthehen në vend pa një provë PCR, por izolimi në shtëpi është i detyrueshëm. E izolimi mund të ndërpritet nëse qytetari vendos të bëjë testin dhe është negativ.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











