Lajme
Sërish rritje: 129 infeksione të reja në Zvicër
54 raste të reja qenë raportuar të martën (dje), 47 të hënën, 70 të dielën dhe 97 të shtunën. Mbi njëqind raste ishin raportuar në tri ditët e fundit të javës së kaluar
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda ditës së fundit janë raportuar 129 infeksione të reja me koronavirus. Kjo do të thotë që numri është rritur përsëri dukshëm mbi 100 dhe i është kthyer markës treshifrore, të regjistruar gjatë javës së kaluar, shkruan sda.ch.
Të kujtojmë: 54 raste të reja qenë raportuar të martën (dje), 47 të hënën, 70 të dielën dhe 97 të shtunën. Mbi njëqind raste ishin raportuar në tri ditët e fundit të javës së kaluar, me një kulm prej 137 infeksionesh që ishte raportuar të mërkurën, transmeton albinfo.ch.
Siç ka njoftuar të mërkurën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) deri më tani ka pasur 32.498 raste me Covid-19, të konfirmuara nga laboratori
Gjithashtu sipas BAG deri më tani, kanë vdekur 1686 njerëz të testuar pozitivisht për Covid-19, përcjell albinfo.ch. BAG me këtë rast u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dorëzuar deri në mëngjesin e të mërkurën si pjesë e detyrimit të raportimit.
Gjithsej 4067 njerëzve u është dashur të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë, që është gjashtë më shumë se një ditë më parë.
Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, që është agjenti shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 652.413. Në gjashtë për qind të këtyre testeve, rezultati ka dalë pozitiv. 10.431 teste të reja janë raportuar në BAG nga e marta deri të mërkurën.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














