Të tjera
Shaip Kamberi vazhdon ‘luftën’, Tërnoci i Madh shkon për herë të katërt në rivotim
Mediat në Serbi kanë njoftuar se votimi në qendrën votuese në Tërnoc të Madh në Luginë të Preshevës do të përsëritet për herë të katër, pasi prapë janë konfirmuar parregullsi gjatë votimit, ashtu siç pati thënë se po ndodh edhe në ditën e votimit Shaip Kamberi, kandidati shqiptar për deputet, në prononcim për Albanian Post.
Derisa të vendoset edhe ky rezultat zgjedhor nuk do të mund të shpallet rezultati zyrtar i zgjedhjeve të 3 prillit. Për këtë arsye, nuk do të mund të konsolidohet as Kuvendi dhe rrjedhimisht të votohet qeveria e re. Prandaj, qysh nga 3 prilli Serbia funksionon me qeveri teknike.
Kamberi ka thënë një intervistë për gazetën serbe Danas derisa priste vendimin e Gjykatës Administrative që kishte në shqyrtim ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve për Luginën.
Ai ka sqaruar se kjo luftë institucionale e tij nuk ka të bëjë me faktin se ai do me patjetër që të jetë deputet i Kuvendit, por më shumë për të ekspozuar se si institucionet serbe janë të varura nga partitë që qeverisin me Serbinë, progresistët e Aleksandër Vuçiçit dhe socialistët e Ivica Daçiçit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












