Autotech
“Shangai Show” tërheq markat më të mëdha botërore
Prodhuesit ndërkombëtar të veturave synojnë të rrisin investimet në Kinë, ndërkohë që vendi ka bërë të ditur se do të hapet ndaj investimeve të huaja. Shfaqja e veturave në Shangai që nisi më 18 prill dhe do të vazhdojë deri ditën e enjte, ka tërhequr shumë marka të famshme botërore, përfshirë Tesla, Infiniti, BMW dhe Volkswagen, për të shfaqur produktet e tyre.
Prodhuesi amerikan i makinave elektrike, Tesla, nisi ndërtimin e një fabrike të re në Shangai në muajin janar.
Kjo përbën fabrikën e parë të kompanisë jashtë Shteteve të Bashkuara dhe kompaninë e parë të zotëruar tërësisht nga aksionerë të huaj në Kinë.
“Kjo super fabrikë në Shangai, do të jetë fabrika më e avancuar në botë dhe një model i prodhimit të qëndrueshëm”, tha Robin Ren, zv/presidenti i Tesla, transmeton ‘Scan’.
Marka luksoze e Nissan, Infinit, pritet të përfshihet në tregun gjigant të makinave elektrike në Kinë, përcjell albinfo.ch.
Në fund të vitit të kaluar, BMW lajmëroi se është bërë prodhuesi i parë i makinave që zotëron mbi 50% të investimit që ka në Kinë, pasi vendi ka pasur limite.
Një tjetër markë gjermane, Volkswagen, ka plane të mëdha për tregun elektrik në Kinë. “Deri në vitin 2025, synojmë një volum prej 1.5 milionë makina elektrike në Kinë, prandaj dhe ky vend ka rëndësi në elektrifikimin”, tha Herbert Diess, kryetari i bordit të Volkswagen.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












