Sport
Shani Tarashaj: Babai im ka ushqyer 50 familjarë në Kosovë
"Prej kur babai i tij që ishte më i vjetri në familje ndërroi jetë në një moshë shumë të re, atij iu desh të kujdeset dhe t’i mbajë me ushqim gjithë familjen. Afër 50 persona kanë jetuar prej tij”, thotë Tarashaj për babanë e vet
Talenti shqiptar që luan për Zvicrën, Shani Tarashaj gjatë një bisede për gazetën gjermane “Bild.de” ka treguar lidhjen dhe respektin që e ka për babain e tij.
Në barazimin 2:2 që ekipi i tij Entracht Frankfurt e zhvilloi ndaj Bajernit të Munihut, në tribuna për të përcjell atë ishin edhe prindërit dhe motrat e tij. Ata ishin krenarë për Shaniun e tyre, po aq sa është edhe ai krenar për familjen e tij. Sidomos për atë çfarë ka bërë babai i tij, Ymeri, shkruan bild.de.
Tarashaj tregon se babai i tij që në moshën 17 vjeçar kishte ardhur nga Prizreni për të punuar në Zvicër. “Prej kur babai i tij që ishte më i vjetri në familje ndërroi jetë në një moshë shumë të re, atij iu desh të kujdeset dhe t’i mbajë me ushqim gjithë familjen. Afër 50 persona kanë jetuar prej tij”, thotë Tarashaj për babanë e tij, Ymerin, përcjell “albinfo.ch”.
Sumuesi 21 vjeçar shprehet se është shumë krenar për atë çfarë babai i tij ka bërë për familjen e tyre. “E falënderoj për kushtet në të cilat ne jetojmë tash. Unë i jap atij para dhe dashuri, aq sa kam mundësi. Do të mundohem gjithmonë që të jem përkrah tij dhe t’ia shpërblej për atë çfarë ai ka bërë për mua”.
Ish lojtari i Grassopers i cili u transferua te ekipi anglez Everton, por që tashmë është huazuar në Eintracht Frankfurt, ka thënë se babai i tij është i çmendur pas futbollit dhe ai dëshiron që të jetë rregullisht i pranishëm në tribuna për të parë secilën ndeshje që Tarashaj do ta zhvillojë gjatë këtij viti.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













