Futboll
Shaqiri dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve me Liverpoolin
Xherdan Shaqiri shpreson se do të fitojë sërish trofeun e çmuar me Liverpoolin
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri bëri një hap të madh në karrierën e tij kur këtë verë kaloi nga Stoke City në Liverpool.
Ai kaloi te nënkampionët e Evropës për 15 milionë euro. Shaqiri më herët ka fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin, derisa tani shpreson se do ta fitojë edhe me skuadrën e madhe angleze, përcjell albinfo.ch.
“Shpresoj se do të mund ta fitoj përsëri, sepse e di si ndihet një fitues i Ligës së Kampionëve. Do të ishte e mahnitshme nëse mund ta fitojmë. Kemi futbollistë mjaft cilësorë”, është shprehur Shaqiri për mediat angleze, pasi iu bashkua ekipit në SHBA.
Shaqiri ka shtuar se shpreson që do të fitojnë trofe në “Anfield” dhe kjo është më e rëndësishmja.
Mesfushori shqiptar ka treguar edhe pse iu bashkua Liverpoolit. “Kur kam dëgjuar se Liverpooli po më kërkonte, dëshiroja të vija menjëherë, pasi e kam njohur edhe trajnerin Jurgen Klopp. Atë e kam admiruar për një kohë të gjatë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Ai është një person i madh me një karakter dhe mentalitet fitues”, shtoi tutje Shaqiri.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana













