Sport
Shaqiri dhe Mandzukic përballen me ndjekje penale?
Salutimi „ushtarak“ në ndeshjen e FC Bayernit kundër FC Nürnbergut i futbollistëve Mandzukic dhe Shaqiri duket se do t`u kushtojë atyre edhe me ndjekje penale!
Prokuroria kompetente e Nürnbergut është duke e shqyrtuar aktualisht mundësinë për të ngritur padi kundër sulmuesit kroat të Bayernit Mandzukic. Sipas shpjegimit të prokurorisë, përshëndetje me krahun e ngritur dhe me shuplakën e mbështetur në ballë, që e kanë bërë Mandzukic dhe pas tij edhe Shaqiri, mund të konsiderohet edhe si përshëndetje hitleriane (!) dhe, në Gjermani ndalohen me ligj përshëndetjet e tilla.
Nga ana tjetër, mediet i ikanë cilësuar këto përshëndetje si mënyrë festimi për lirimin nga burgu i Hagës, i dy gjeneralëve kroatë të luftës.
Por Mandzukic ka ngulur këmbë se fjala ka qenë vetëm për një festim të golit të shënuar dhe asgjë nuk ka pasur të bëjë me politikën. “Unë vetëm kam përshëndetur Kroacinë dhe ua kam bërë me dorë fansave”, ka thënë ai.
Sidoqoftë, Mandzukicit dhe Shaqirit u është tërhequr vërejtja nga Federata e Futbollit të Gjermanisë që në të ardhmenn të “heqin dorë nga festimet në fjalë për të evituar interpretimet e gabuara”.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre Në Zvicër, një numër gjithnjë e më i madh grash të reja po zgjedhin të ngrijnë... -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë -
Mbrojtja ajrore: Nga Franca një ofertë për Zvicrën -
Siguria në Aeroportin e Cyrihut: Policia kantonale dëshiron të identifikojë më mirë autorët e mundshëm -
Mbipopullimi në burgjet zvicerane arrin nivele kritike













