Sport
Shaqiri: Dua të luaj në Ligën e Kampionëve
“Çdo futbollist dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve. Edhe unë dhe të fitoj trofe, por ndihem mirë, pasi jam në Ligën më të fortë në botë. Askush nuk e di se çfarë do të sjell e ardhmja, por ndihem mirë te Stoke City dhe kam kontratë deri më 2020”, deklaroi Shaqiri
Xherdan Shaqiri në një intervistë për ‘Blick’ ka folur për ëndrrat e tij. Janë bërë një vit që nga goli spektakolar ndaj Polonisë në Kampionatin Evropian. “Ishte një gol që nuk do ta harruar kurrë”, thotë në fillim Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shënuar shumë gola të bukur me Zvicrën. “Do të preferoja sikur të kisha shënuar më shpesh dhe më pak gola spektakolar”, thekson ylli shqiptar.
Në sezonin e fundit shënoi vetëm katër gola me Stoken. “Në radhë të parë kam pasur paraqitje të mira dhe golat janë më pak të rëndësishëm. Por, normalisht në të ardhmen dua të shënon më shumë”, nënvizon Shaqiri.
Ai flet edhe për Romën. “Ju dini më shumë se unë. Nuk kam pasur kontakte me ta dhe kam kontratë me Stoke. Ndihem shumë mirë në Angli. Çdo futbollist dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve. Edhe unë dhe të fitoj trofe, por ndihem mirë, pasi jam në Ligën më të fortë në botë. Askush nuk e di se çfarë do të sjell e ardhmja, por ndihem mirë te Stoke City dhe kam kontratë deri më 2020”, shtoi Shaqiri.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët Qyteti i Bernës planifikon të zgjerojë kapacitetet e parkingjeve për biçikleta pranë stacionit kryesor të trenit,... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF













