E-Diaspora
Shaqiri: Flasim kur Kosova të pranohet në FIFA!
"Në rast se FIFA e pranon Kosovën. atëherë unë do ta gjykoj situatën sërish edhe një herë. Por kjo mund të zgjasë me vite..."
Loja në klubin më të fortë botëror të futollit, në Bayern Munih, për Shaqirin, yllin zvicean e rrënjë shqiptare nga Kosova është jo vetëm nderë por edhe sfidë e përditshme. Konkurrenca për të zënë një vend në 11-shin e ekipit është e pamëshirshme dhe më e fortë se kudo tjetër.
Duke folur për këtë situatë, në një intervitë për gazetën sportive gjermane Sport Information (SI), Shaqiri përkujton se edhe ylli i madh i futbollit gjerman Lukas Podolski vite me parë kishte dështuar në përpjekjet për tu bërë pjesë standarde e Bajernit.
Por, ka shtuar Xherdai, përvoja që merr ai për çdo ditë në këtë klub, është shumë e çmueshme, nuk është diçka që mund të fitohet kudo.
„Futbollisti më i mirë i Zvicrës”, siç e cilëson gazeta Shaqirin, në Zvicër është bërë tashmë ikonë e komunitetit të secondove (gjeneratës së dytë të të huajve). Në verën që vjen ai udheheq Zvicrën si figura kyq në Botërorin në Brazil.
„Por, krahas gjithë kësaj, ende nuk është deri në fund e qartë nëse Federata e Futbollit Zviceran mund të llogarisë në shërbimet e tij – për faktin se në një moment mund të paraqitet çështja e Kosovës. Përfaqësuesja e atdheut të prindërve të tij po bën angazhime intnsive për tu pranuar në FIFA. Ndërsa Shaqiri e shtyn për më vonë këtë çështje delikate. „Sa kohë që nuk ka ende asgjë konkrete, unë nuk kam pse të preokupohem. Në rast se FIFA e pranon Kosovën. atëherë unë do ta gjykoj situatën sërish edhe një herë. Por kjo mund të zgjasë me vite”, ka thënë ylli nga Zhegra për gazetën SI.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë













